Koreja Veriore ka testuar një raketë të ndaluar interkontinentiale për herë të parë prej vitit 2017, sipas Koresë Jugore.
Raketa, e cila ka rënë në ujërat e Japonisë, ka fluturuar më shumë se një orë dhe ka arritur një lartësi prej më shumë se 6,000 kilometrash.
Zyrtarët japonezë kanë vlerësuar se raketa ka arritur një distancë prej 1,100 kilometrash – çka nënkupton se në teori mund të arrijë në Shtetet e Bashkuara.
Në javët e fundit, ky shtet ka testuar një mori raketash, duke përfshirë disa që Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë vlerësuar se kanë qenë testime të sistemeve interkontinentale.
Raketa e fundit përbën testin e 11-të nga Koreja e Veriut, duke përfshirë edhe atë të 16 marsit që konsiderohet si testim i dështuar.
Ndërsa në Ukrainë agresioni rus është në ditën e 29-të, në liderët botërorë janë takuar këtë të enjte në samitin e jashtëzakonshëm të NATO në Bruksel ku do të diskutohet për reagimin ndaj Rusisë pushtuese.