fbpx

Aktualitet

Korfuz/ Gjendet trupi i groposur, dyshohet i shqiptarit të zhdukur





               Publikuar në : 21:28 - 12/11/19 |
mapo.al

Një trup i pajetë i dekompozuar është gjetur në fshatin Kato Korakiana të Korfuzit.


Mediat helene shkruajnë se në afërsi të mbetjeve të trupit është gjetur edhe pasaporta e tij. Dokumenti i përket një 35-vjeçari shqiptar, të zhdukur në prill të këtij viti.



Kanë qenë familiarët e shqiptarit që kanë bërë denoncimin dhe prej asokohe ai ishte në kërkim. Trupi është gjetur i groposur gjatë punimeve në pronën e një banori vendas. Personat që gjetën eshtrat lajmëruan menjëherë policinë.


Nuk bëhet me dije ende identiteti i viktimës, pasi po kryhen analizat e ADN-së nëse trupi i përket ose jo shqiptarit të zhdukur.


Etiketa: ,

Pas