Aktualitet

Koronavirus ndërpret përfundimisht kampionatin belg, shpallet fituesi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:27 - 02/04/20 |
mapo.al

Kampionati belg i futbollit është bërë kampionati I parë në Europë që ndërpritet përfundimisht për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në një kohë kur UEFA dhe FIFA studiojnë të gjithë mundësitë për rinsijen e kampionateve vjen ky lajm i cili ka të ngjarë të përsëritet edhe në vende të tjera europiane.


Vendimi për ndërprerjen e kampionatit u mor pas mbledhjes së jashtëzakonshme të komitetit ekzekutiv të ditës së sotme. Si rrjedhojë u vendos që të shpallej kampion Cub Bruuge, ekipi që ishte +15 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Gent. Jupiler League, siç njihet ndryshe kampionati belg, kishte zhvilluar deri më tani 29 javë kampionat.


Një nga arsyet që e ka çuar federatën belge të marrë këtë vendim eskstrem është se në raport me numrin e popullisë Belgjika është shteti më i prekur nga COVID-19.




Etiketa: ,

Pas