Aktualitet

Koronavirus/ OBSH raporton shifër rekord, 300 mijë të infektuar brenda ditës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:07 - 15/09/20 |
mapo.al

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka regjistruar një rritje rekord një-ditore të numrit të të  infektuarve me koronavirus, me 307.930 raste të raportuara gjatë 24 orëve. Agjencia tha se vdekjet u rritën me më shumë se 5,500, duke e çuar totalin global në 917,417.


Rritjet më të mëdha të infeksioneve u raportuan në Indi, Sh.B.A dhe Brazil.


Në të gjithë botën ka pasur më shumë se 28 milion raste të konfirmuara, gjysma e të cilave kanë qenë në Amerikë.


Rekordi i mëparshëm një ditor për rastet e reja ishte më 6 shtator kur OBSH raportoi 306.857 raste të  reja.


Kush  është  vendi me numër  më  të  lartë  të  të  infektuarve?

Sipas OBSH, India raportoi 94,372 raste të reja të dielën, pasuar nga SH.B.A. me 45,523 dhe Brazili me 43,718.

Më shumë se 1.000 vdekje u regjistruan në SH.B.A. dhe Indi ndërsa Brazili tha se 874 njerëz kishin vdekur nga sëmundje bashkëshoqëruese dhe Covid-19 në 24 orët e fundit.

India ka numrin e dytë më të madh të rasteve të konfirmuara në botë, pas SHBA. Javën e kaluar ajo raportoi gati dy milion raste kovidi, numri më i lartë mujor në botë që nga fillimi i pandemisë.

Vendi pa një mesatare prej 64,000 rastesh në ditë, një rritje prej 84% nga rastet mesatare ditore në korrik, sipas të dhënave zyrtare. Numri i të vdekurve ka tejkaluar 1,000 çdo ditë që nga fillimi i shtatorit.

Brazili ka regjistruar më shumë se katër milion raste, e treta më e larta në botë. Ai ka numrin më të lartë të vdekjeve në Amerikën Latine, me rreth 131,000 deri më tani.

SH.B.A. ka regjistruar pothuajse një të katërtën e numrit të përgjithshëm të rasteve të koronavirusit në botë, më shumë se gjashtë milion. Vendi shënoi një rritje në numrin e rasteve ditore në korrik, por rastet janë  në  rënie që nga ajo kohë.

SH.B.A. ka numrin më të lartë të regjistruar të vdekjeve në botë nga Covid-19, me më shumë se 194,000 viktima.

Si është situata globale e pandemisë ?

Vendet në të gjithë Evropën po regjistrojnë një numër në rritje të rasteve ditore mes frikës nga një valë tjetër virusi.

Bllokime lokale janë vendosur në rajonet më të prekura dhe ka pasur urdhra që njerëzit të vendosin maska dhe të ndjekin rregullat e distancimit social.

Vendet e tjera që kanë parë një rritje të  rasteve  përfshijnë Perunë, Izraelin, Korenë e Jugut dhe Australinë.

Të dielën, policia në shtetin australian të Victoria arrestoi më shumë se 70 protestues për shkelje në lidhje me urdhrin e qëndrimit  në shtëpi. Rreth 250 njerëz kishin marrë pjesë në protestë në qytetin e Melburnit, i cili u promovua nga grupet e mediave sociale që ndanin teori konspirative rreth pandemisë.

Victoria ka qenë epiqendra e shpërthimit të Australisë, duke zënë 75% të rasteve dhe 90% të vdekjeve.

Zelanda e Re, fqinje do të heqë kufizimet e koronavirusit, përveç në qytetin më të madh të Auckland, më 21 shtator, njoftoi të hënën kryeministrja Jacinda Ardern.

Vendi ka pasur një  sukses për sa i përket koronavirusit pasi kufizimet u vendosën në Auckland muajin e kaluar pasi u identifikuan një numër I lart ë  rastesh të reja.

Izraeli, ndërkohë, do të vendosë një bllokim të ri mbarëkombëtar ndërsa rastet e koronavirusit atje vazhdojnë të rriten. Kufizime të ashpra do të hyjnë në fuqi të Premten, viti i ri hebre dhe do të zgjasin të paktën tre javë, thanë autoritetet.

Izraeli ka parë më shumë se 153,000 raste të konfirmuara dhe 1,108 vdekje nga Covid-19, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins./BBC/

Përshtati: Mapo.al


Etiketa: , ,

Pas