Aktualitet

Koronavirus tashmë në gjithë Kinën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:42 - 30/01/20 |
mapo.al

BBC raporton se virusi i rrezikshëm dhe vdekjeprurës tashmë është përhapur në cdo rajon të Kinës. Teksa janë shënuar mbi 170 viktima, dhe 7 mijë e 700 raste të prekurish, media britanike thotë se janë zbuluar raste edhe në Tibet dhe në krahina të tjera. Po ashtu, virusi mendohet se ka mbërritur në 15 shtete të tjera.


Organizata Botërore e Shëndetësisë po analizon me seriozitet çështjen.



“Progresi i virusit ditët e fundit, sidomos në disa vende dhe për shkak të shpërndarjes nga njeriu tek njeriu, na shqetëson”, ka deklaruar Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH.


Ai përmendi Gjermaninë, Vietnamin dhe Japoninë si vendet ku janë zbuluar rastet e virusit. Koronavirus ka prekur deri tani, më shumë njerëz se sa Sars, në vitin 2000.

 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas