Kanë vdekur të dy pacientët e shtruar në Iran, në Qom, pasi kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin. Lajmin e bën me dije zëvendës ministri i shëndetit Qasim Jan Babaei, i cituar nga agjencia Mehr.
Ai ka nënvizuar që të dy pacientët ishin në një moshë të thyer dhe me ‘defiçensa imunitare’. “Prisnim që virusi të hynte në vendin tonë dhe erdhi. Kemi marrë të gjitha masat për të mbajtur nën kontroll sëmundjen”.