Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 123 raste të reja me koronavirus, nga 2258 testime të kryera dhe 3 viktima
Harta e të prekurve – 32 raste në Tiranë, 9 raste në Fier, 8 raste në Sarandë,7 raste në Gjirokastër, 5 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 4 raste në Shkodër, Tropojë, Mallakastër, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Devoll, Mirditë, Berat, 2 raste në Krujë, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Patos,1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Pukë, Përmet, Peqin, Memaliaj, Vorë.
Fatkeqësisht, 3 qytetarë nuk e kanë fituar beëtejën me koronavirusin në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Korça, të moshave 65-84 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 122 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Ndërsa, 724 persona janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Njoftimi i policisë
Statistika (28 Prill 2021)
Raste të reja ditore 123
Të shëruar në 24 orë 724
Të shtruar në spitale 122
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,258
Testime totale 630,822
Raste pozitive 130,859
Raste të shëruara 107,887
Raste Aktive 20,586
Humbje jete 2,386
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16351
Fier 1586
Durrës 467
Shkodër 564
Korçë 459
Gjirokastër 344
Vlorë 244
Elbasan 132
Kukës 171
Dibër 103
Berat 107
Lezhë 58