Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus nga 4051 testime të kryera. Të infektuarit u regjistruan; 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë, Kamëz.
Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit. Sakaq, aktualisht janë 112 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.
Në spitalin “Infektiv” po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë, ndërsa dy qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,061 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4051
Testime totale 847,490
Raste pozitive 132,629
Raste të shëruara 130,061
Raste Aktive 112
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 48
Fier 11
Vlorë 11
Elbasan 10
Korçë 8
Shkodër 7
Durrës 7
Lezhë 6
Kukës 2
Gjirokastër 2