Aktualitet

Koronavirusi, 1,700 mjekë të infektuar, gjurmohet “pacienti zero” që përhapi sëmundjen








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:39 - 14/02/20 |
mapo.al

Prej javësh, koronavirusi i ri u ka marrë jetën gati 1,400 personave, por tani qeveria kineze është vënë përballë një sfide të re, që është reduktimi i stafit mjekësor si pasojë e infektimit nga pacientë bartës.


Të premten u raportua se mbi 1,700 doktorë dhe infermierë janë diagnostikuar me virusin e njohur si “Kovid-19”, dhe të paktën 6 kanë humbur jetën.


Pjesa më e madhe e kanë bartur sëmundjen në provincën e Hubeit dhe pikërisht brenda qytetit të Uhanit, që njihet si epiqendra e krizës epidemike.


Mungesa e maskave dhe e kostumeve mbrojtëse speciale mendohet të jenë shkaqet kryesore të përhapjes së sëmundjes mes stafit mjekësor, pasi shpeshherë këto pajisje masa u janë siguruar vetë pacientëve të shumtë në numër.


Numri i të infektuarve në rang kombëtar u rrit të premten me 5 mijë raste të reja në afro 64 mijë, dhe mbi 1,080 persona u liruan nga spitalet pas rikuperimit me sukses nga sëmundja.

81 raste u konfirmuan edhe në rajonet fqinje të Tajvanit, Makaos dhe më së shumti në Hong-Kong.

Në Singapor, ndërkohë, epidemiologët po gjurmojnë atë që quhet “pacienti zero” apo bartësin fillestar i cili gjatë një konference në një hotel luksoz në janar do u transmetonte sëmundjen të pranishmëve, nga Koreja e Jugut e Malajzia deri në Spanjë e Britani.

Incidenti i ngjason atij të vitit 2003 në Hong-Kong, kur një doktor kinez i sëmurë me sindromin akut të SARS-it do e përhapte virusin nëpër botë.

“Po ta kujtoni, epidemia e SARS-it nisi nga një hotel. Dhe kush i viziton hotelet, konferencat, janë udhëtarët që lëvizin nëpër botë. Ne po vijojmë me gjurmimin e personit sepse nuk është njësoj kur diagnistikon një person me një sëmundje dhe nuk e di se nga ka ardhur,” shprehet Dejl Fishër, një zyrtar i OBSH-së.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas