Aktualitet

Koronavirusi/ 220 raste të reja dhe 8 viktima në Kosovë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:12 - 26/07/20 |
mapo.al

Sërish shifra të larta të rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.


Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 472 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 220 raste pozitive.


Numri total i rasteve pozitive është 7.137 nga 34.316 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2, me 177 viktima gjithsej, të cilët duhet theksuar se kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.


Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 121 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 3.874. Numri i rasteve aktive është 3.086.


Në Kosovë me COVID-19 janë infektuar më shumë se 7 mijë persona, prej të cilëve 3700 janë shëruar.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas