Në 24 orët e fundit në Kosovë 7 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, duke e çuar në 192 numrin e viktimave të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 239 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 7.652 nga 35.121 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 4.129, kurse numri i rasteve aktive, 3.331.