Konfirmohen edhe 3 raste të reja në Elbasan me Covid-19. Nga 22 monstra të dërguara dje, kontakte të të infektuarit të mëparshëm, 3 kanë rezultuar pozitive.
Mes 3 të infektuarve, 2 janë studentë të vitit të I në gazetari. Personi i tretë është një 45-vjeçar. Me tre rastet e reja numri i të infektuarve në Elbasan shkon në 15. Vatra e re në Elbasan është një restorant pranë Gjykatës. Ky restorant nuk u mbyll pas vendimit të qeverisë dhe vijojë punën. Dyshohet se kjo vatër e re në Elbasan ka infektuar edhe persona të tjerë, pasi pronari i restorantit ishte prekur rreth 2 javë më parë.
Sipas burimeve zyrtare të tre pjesëtarët e familjes së 35-vjeçarit që u prek i pari nga koronavirusi, janë shëruar nga Covid-19, por për fat të keq gjatë të enjtes tre persona të tjerë nga Elbasani kanë rezultuar pozitivë.