Aktualitet

Koronavirusi – 34 të infektuar në 24 orë, 12 të shëruar dhe 232 raste aktive














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:49 - 22/07/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 34 raste të reja me koronavirus nga 3348 testime të kryera.






Të infektuarit janë shënuar në këto bashki; 7 raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar.


Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.







Sakaq, në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, ndërsa aktualisht janë 232 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.



Në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi 12 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,109 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  Kosovë - 10 të vdekur nga koronavirusi, 173 të infektuar


Statistika (22 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 34
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3348

Testime totale 868,822
Raste pozitive 132,797
Raste të shëruara 130,109
Raste Aktive 232
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93
Vlorë 25
Durrës 22
Kukës 21
Elbasan 18
Shkodër 14
Lezhë 14
Fier 12
Korçë 7
Berat 5
Gjirokastër 1

1


Etiketa: , ,

Pas