Ministria e Shendetësisë në daljen e tyre të përditshme të përditësimit të situatës së koronavirusit në vendin tonë raporton se gjatë 24 orëve të fundit nuk e kanë fituar betejën me virusin 4 pacientë.
Fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri.
Ndërsa raste të reja janë konfirmuar 133 të tilla.
Kujtojmë se ditën e djeshme ka pasur 5 paciente të cilët kanë ndërruar jetë nga virusi i rrezikshëm.