Aktualitet

Koronavirusi – 45 të infektuar, 3 të vdekur dhe 1,050 të shëruar në 24 orë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:07 - 13/05/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 45 raste të reja me koronavirus nga 2,596 testime të kryera dhe 3 viktima.






Harta e të infektuarve; 11 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 4 raste Korçë, Devoll,  3 raste në Librazhd, Pogradec, 2 raste në Vlorë, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kolonjë, Gramsh, Pustec.


Fatkeqësisht, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.





Bëhet fjalë për 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç.



Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.



Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut- 26 viktima dhe 171 raste të reja

 

177


Etiketa: , , ,

Pas