Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 451 raste të reja me koronavirus nga 4081 testime të kryera. Fatkeqësisht, 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.
Bëhet fjalë për 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qyterare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra.
Mësohet se në spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa 533 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë.
Sakaq, në të gjithë vendin janë 12,700 pacientë aktivë me koronavirus.
Infektimet u regjistruan në këto bashki; 227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnje, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë.
Statistika (20 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 451
Të shëruar në 24 orë 533
Të shtruar në spitale 242
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 4081
Testime totale 1,155,721
Raste pozitive 163,404
Raste të shëruara 148,117
Raste Aktive 12,700
Humbje jete 2,587
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5410
Shkodër 1351
Fier 1197
Durrës 1185
Vlorë 742
Lezhë 599
Elbasan 627
Berat 500
Kukës 307
Korçë 306
Gjirokastër 259
Dibër 217