Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus.
Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Pesë të infektuarit me koronavirus u regjistruan në Tiranë. Sakaq, aktualisht janë 89 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.
Ndërsa në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 2 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,052 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2658
Testime totale 837,388
Raste pozitive 132,597
Raste të shëruara 130,052
Raste Aktive 89
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 35
Elbasan 12
Fier 11
Korçë 8
Vlorë 7
Shkodër 5
Lezhë 4
Durrës 4
Kukës 2
Gjirokastër 1