Aktualitet

Koronavirusi/ 6 viktima dhe 113 raste të reja në 24 orë në Kosovë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:00 - 16/07/20 |
mapo.al

Vijon i lartë numri i infektimeve të reja me COVID-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 113 raste të reja. Gjithashtu, fatkeqësisht 6 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.


Përmes raportit 24-orësh është bërë e ditur se numri total i vdekjeve nga COVID-19, ka arritur në 118.


Sipas MSH-së, viktimat kanë patur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.


“Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas