Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 647 raste të reja me koronavirus nga 4139 testime të kryera dhe 7 viktima
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare 47 vjeç nga Burreli, dy qytetarë nga Fieri 58 dhe 60 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Gjirokastra, një qytetar 63 vjeç nga Vlora, dy qytetarë nga Tirana 71 dhe 79 vjeç.
Sakaq, në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërsa janë shëruar në 24 orët e fundit 964 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,574 që nga fillimi i epidemisë.
Mësohet se aktualisht në të gjithë vendin janë 9,499 pacientë aktivë me koronavirus.
Statistika (01 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 647
Të shëruar në 24 orë 964
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 4,139
Testime totale 1,206,855
Raste pozitive 170,778
Raste të shëruara 158,574
Raste Aktive 9,499
Humbje jete 2,705
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,235
Durrës 1006
Fier 802
Shkodër 795
Vlorë 551
Elbasan 513
Berat 383
Lezhë 364
Korçë 263
Kukës 213
Gjirokastër 211
Dibër 163