Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 69 raste të reja me koronavirus, nga 994 testime të kryera dhe një viktimë
Harta e të prekurve – 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër.
Fatkeqësisht, 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për një 69-vjeçar ngaTirana.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Ndërsa, 737 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit.