Aktualitet

Koronavirusi – 849 të infektuar, 5 viktima dhe 982 të shëruar në 24 orë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:23 - 18/09/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjjistruar 849 raste të reja me koronavirus nga 4769 testime të kryera.






Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.


Bëhet fjalë për dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 64 vjeç, një qytetar nga Laçi 79 vjeç, një qytetare nga Lezha 84 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 89 vjeç.







Sakaq, në të gjithë vendin janë 12,772 pacientë aktivë me koronavirus.



Ndërsa, mësohet se në spitalet COVID po marrin trajtim 216 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.



Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 982 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 146,827 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit u regjistruan në këto bashki; 273 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 53 raste  në Vlorë, 46 raste në Durrës, 40 raste në Kavajë, 39 raste në Elbasan, 36 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, 24 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Sarandë, 15 raste  në Gjirokastër, 14 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 11 raste në Kurbin, Kuçovë, Gramsh,9 raste Vau i Dejës, Divjakë, Korçë, 7 raste në Dimal, 6 raste në Vorë, Mallakastër, Devoll, 5 raste në Has, Dibër, Konispol, Peqin, 4 raste në Malësi e Madhe, Tropojë, Shijak, Patos, Maliq, 3 raste në Pukë, Rroskovec, Cërrik, 2 raste në Selenicë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Fushë -Arrëz, Mirditë, Mat, Klos, Himarë, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelënë, Pustec, Pogradec, Librazhd.

Lexo edhe :  Covid-19/ Përkeqësohet situata, spitalet në vështirësi

Statistika (18 Shtator 2021)
Raste të reja ditore        849
Të shëruar në 24 orë      982
Të shtruar në spitale       216
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 4,769

Testime totale              1,147,151
Raste pozitive               162,173
Raste të shëruara         146,827
Raste Aktive                  12,772
Humbje jete                     2,574

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5,469
Shkodër          1,323
Fier                  1,174
Durrës             1,152
Vlorë               796
Lezhë              646
Elbasan           645
Berat               513
Korçë              303
Kukës              287
Gjirokastër      260
Dibër                204

1


Etiketa: , ,

Pas