Aktualitet

Koronavirusi – Albin Kurti: Deri në fund të vitit vaksinohet 60% e popullsisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:58 - 19/05/21 |
mapo.al

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për mediat është shprehur se është i bindur që në Kosovë këtë vit do të vaksinohen 60% e popullsisë






Deklarata e Kurtit erdhi pas darkës tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Borrell.


Kurti ndër të tjera ka thënë se në muajt në vijim mundësia për të siguruar më shumë vaksina është rritur.







Me hyrjen e muajit maj dhe qershor janë rritur mundësitë për të marrë më shumë vaksina. Unë jam i bindur që këtë vit do të arrijmë të vaksinojmë 60% të popullsisë”, tha ai.



Diaspora do të na ndihmojë në një ripërtërijë nga pandemia, pasi nuk është në pyetje vetëm shëndeti i popullsisë por edhe shëndeti në aspektin socio-ekonomik”.-tha Albin Kurti.

Lexo edhe :  Koronavirusi - 451 raste dhe 7 viktima, 242 të shtruar në spitale


Duke folur për vizat, Kurti ka thënë se shpresa më e madhe është te Gjermania, por nuk ka dhënë garanci për liberalizim të shpejtë të tyre.

1


Etiketa: , , ,

Pas