Aktualitet

Koronavirusi – Asnjë humbje jete në Kosovë, regjistrohen 9 raste të reja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:08 - 18/06/21 |
mapo.al

Kosova sërish nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Ndërkohë në 24 orët e fundit ka pasur 9 raste të reja.






Tashmë në Kosovë kanë ngelur 179 raste aktive teksa fushata e vaksinimit masiv vijon për të katërtën ditë radhazi.


14 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.





Përditësimi i situatës



18 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:



Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.

Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Lexo edhe :  Pandemia - Kosova regjistron 10 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.

Në total numri i rasteve aktive është 179.

3


Etiketa: , ,

Pas