Aktualitet

Koronavirusi/ Austria ndalon uljen e avionëve nga Shqipëria














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:18 - 14/07/20 |
mapo.al

Austria ndërmerr një tjetër hap ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilësuara si vatër e re e koronavirusit.






Sipas “Die Presse”, që nga dita e enjte, avionët nga Serbia, Bosnja, Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti nuk do lejohen të ulen më në Austri.


Në mënyrë që të kufizojë pandeminë e koronavirusit, Austria po merr masa gjithmonë e më të rrepta, duke ndaluar uljen e avionëve nga të ashtuquajturat ‘zona të rrezikut’.







Deri më tani nuk lejohej ulja e avionëve nga tetë vende, nga e enjtja lista zgjerohet në 18 vende.



Por ndërkohë rajoni i Lombardisë në Itali është hequr nga lista e rrezikut dhe avionët do lejohen të fluturojnë drejt Austrisë.



Lidhjet aktuale me kryeqytetet e këtyre vendeve të Austrian Airlines duhet të anulohen të paktën deri në fund të korrikut.

Lexo edhe :  243 të shtruar në spitalet COVID, humb jetën gruaja e vaksinuar

Nga lista ka disa përjashtime, për transport mallrash, të sëmurësh, austriakësh, staf infermierie ose ndihmës për të korrat në vend./Syri

1


Etiketa: , ,

Pas