Aktualitet

Koronavirusi/ Basha: Komisionerit të BE-së i kërkova të shtojnë ndihmën për Shqipërinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:06 - 26/03/20 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje për Bashkimit Europian për mbështetjen që i dha Shqipërisë në këto kohë të vështira.


Basha zhvilloi një video-konferencë me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, ku i kërkoi atij mundësine për të shtuar këto nihma.



“I kërkova të shohin çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë, pasi përveç pamundësisë për plotësimin e nevojave në shëndetësi, Shqipëria është një vend me nivel të lartë varfërie dhe e ka të domosdoshme mbështetjen për familjet në nevojë, për shtresat në nevojë, për biznesin dhe për ekonominë.


I kërkova, po kështu, edhe mundësinë e rialokimit të fondeve brenda instrumentit të paraaderimit, që njihet si IPA, në drejtim të tre prioriteteve kryesore:

1. Mbështetje për shëndetësinë.

2. Mbështetje sociale për njerëzit në nevojë.

3. Mbështetje për biznesin dhe ekonominë shqiptare.

Po kështu i kërkova komisionerit të bëjnë gjithçka për të na ndihmuar edhe me instrumentet e tjera në dispozicion të Bashkimit Europian, si Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Pavarësisht ditëve të vështira që po kalojmë, të jeni besimplotë se ditë më të mira do të vijnë për ju, për familjet tuaja dhe për Shqipërinë”- u shpreh Basha.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas