Aktualitet

Koronavirusi/ Basha tregon 3 veprimet që duhen bërë për të përballuar situatën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:04 - 12/03/20 |
mapo.al

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka folur sërish për situatën e rëndë që po kalon vendi. Në një lidhje me emisionon ‘Opinion’ Basha ka treguar edhe mënyrat se si kjo situatë mund të kalohet.


Sipas tij personeli mjeksor duhet të pajiset me të gjitha masat mbrojtëse, qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri të gjitha masat si dhe spitalet të marrin të gjitha masat për tu ardhur në ndihmë pacientëve pasi fluksi pritet të rritet.


Pjesë nga intervista:


Pyetje: Çfarë duhet bërë?


Lulzim Basha: Gjëja e parë, mjekët, infermierët, personeli shëndetësor duhet të kenë pajisjet e domosdoshme mbrojtëse, duhet të kenë mjaftueshëm kite, tamponë tëstimi dhe ky është një problem, duhet të ketë mjaftueshëm kapacitetet e trajtimit. Këto janë prioritete për mjekët.

E dyta, është për qytetarët. Të zbatojnë me përpikmëri të gjitha këshillat e dhëna nga mjekët, sepse distancimi social dhe kujdesi higjenik janë të një rëndësie shumë të madhe.

E treta, duhet që spitalet të jenë gati për të pritur fluksin e pritshëm në rritje te pacientëve. Nuk duhet të presim të vijë ajo ditë që mund të vijë shumë më shpejt sesa e urojmë, por duhet që sot të merren masat që nuk u morën për testimin në kohë, psh.  Për një muaj e gjysëm të krizës kishte vetëm 60 tampona, që është një papërgatitje e pafalshme.

LEXO EDHE  Përplasen dy automjete, plagosen 3 persona

Pyetje: Çfarë mesazhi do t’u jepni qytetarëve si lider i opozitës?

Lulzim Basha: Tani është koha që të jemi në solidaritet me njëri tjetein. Të bëhemi bashkë me shpirtin e një familje të madhe dhe të bëjmë gjithçka që njerëzit të jenë sa më të sigurtë që të jetë e mundur. Ky është fokusi im në ditët e javët në vijim. Ky duhet të jetë fokusi i çdo kryefamilajri dhe qytetari. Ne duhet të bëjmë gjithçka personalisht, përmes distancimit social dhe kujdesit higjenik për të kontribuar për minimizimin e riskut.

Për autoritetet kam një mesazh fare të qartë: Të mos kenë asnjë kompleks. Nuk ka rrugë tjetër opozita përveçse t’i bejë publikë mendimet e veta. Disa prej propozimeve janë adoptuar. Nuk kemi absolutisht asnjë xhelozi. Madje jemi të lumtur që u adoptua propozimi ynë për pagesën e një prej prindërve që do të qendrojë me fëmijët. Jemi të lumtur që u adoptua qendrimi për fasonët dhe call centers.

 


Etiketa:

Pas