Aktualitet

Koronavirusi – Berisha: Rama kalon mbi kufoma për të mohuar të vërtetën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:01 - 27/02/21 |
mapo.al

Në një intervistë për Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në dy muajt e parë të vitit ka pasur 50% të të gjithë vdekjeve të vitit 2020





Berisha tha se sot situata është dramatike ndërsa shtoi se kryeministri Rama, po e fsheh situatën si është në të vërtetë.


Më tej, ish-kryeministri tha se Rama mund të kalojë mbi kufoma e të mos e pranojë të vërtetën




“Në vitin 2020 statistikat tregojnë se vendi ynë kishte 6300 vdekje më shumë. Me këtë numër vdekjes ne renditeshim pas Meksikës dhe Perusë. Vendi ynë për vdekshmëri të tepërt kalon me 2 herë Kosovën, 2.8 herë Serbinë, 6-7 herë Greqinë.


Sot situata është më dramatike. Në dy muajt e parë të vitit, sipas statistikës së manipuluar të xhahilit të Surrelit, ne kemi 600 vdekje.

Lexo edhe :  Vuçiç ndjek zgjedhjet në Shqipëri dhe sulmon Bashën: Pas tij qendron Berisha

Pra në dy muaj kemi 50% të të gjitha vdekjeve që ata kanë informuar për vitin 2020, kur kanë thënë se janë 1100 vdekje. Por të shumëzuara me 5.2 ato dolën 6300 vdekje. Nëse këto 600 i shumëzojmë me 5.2 kemi rreth 3000 vdekje në këto 2 muaj.

Rama i merr vetë të gjitha vendimet në funksion të karriges së tij. Ai vetë tha se jemi më mirë se të gjithë vendet e zhvilluara dhe tani del më keq se gjithë të tjerët. Ai do të fshehë situatën. Ai mund të kalojë mbi kufoma dhe të mos e pranojë të vërtetën.”-tha Berisha.

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas