Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 1867 testime testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 100 qytetarë (138 infektime ishin dje).
Rastet pozitive janë: 34 raste në Tiranë, 9 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, 4 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Librazhd, 3 raste në Elbasan, Has, Vorë, 2 raste në Shkodër, Kurbin, Berat, Sarandë, Gramsh, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Kukës, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Roskovec.
Në 24 orët e fundit, 5 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin (2 humbje jete ishin dje).
Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 55 – 86 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Njoftimi i MSH:
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1867 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
34 raste në Tiranë, 9 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, 4 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Librazhd, 3 raste në Elbasan, Has, Vorë, 2 raste në Shkodër, Kurbin, Berat, Sarandë, Gramsh, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Kukës, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Roskovec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,171 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 55 – 86 vjeç.
Statistika (19 Prill 2021)
Raste të reja ditore 100
Të shëruar në 24 orë 587
Të shtruar në spitale 173
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1867
Testime totale 609,555
Raste pozitive 129,694
Raste të shëruara 102,171
Raste Aktive 25,176
Humbje jete 2,347
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18311
Fier 2136
Durrës 1018
Shkodër 895
Gjirokastër 856
Korçë 671
Vlorë 418
Dibër 318
Kukës 277
Elbasan 193
Berat 59
Lezhë 24