Bilanc tragjik nga Italia. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 475 viktima si pasojë e Koronavirusit. Një e dhënë alarmante është numri i lartë i mjekëve të prekur, ku konfirmohen më shumë se 2,600 vetë personel shëndetësor të infektuar me koronavirus.
17,713 të prekur dhe 1,959 vdekje në Lombardi. Bilanci ditor i pacientëve me koronavirus dhe vdekjeve në Lombardi mbetet jashtëzakonisht negativ, por rritja është “më e ulët se dje”, thotë këshilltari për shëndetin Giulio Gallera, i cili fton të gjithë “të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë ndalesat”.
Paralajmërim i fortë nga Guvernatori Fontana, i cili paralajmëron: “Ose kurba do të bjerë poshtë ose ne ndoshta do të duhet të marrim në konsideratë marrjen e masave pak më të ashpra”.
Të dhënat zyrtare shënojnë 35 713 të infektuar dhe numri i viktimave është 2978. Numri i personave të shëruar është 4025, por brenda 24 orëve janë regjsitruar 475 viktima.14 363 po kurohen në strukturat spitalore, 2257 në terapi intesive dhe 12 090 në kushte shtëpie.