Aktualitet

Koronavirusi dhe izolimi/ Ulen krimet në vend, nuk ka vjedhje, vrasje dhe plagosje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:49 - 26/03/20 |
mapo.al

Izolimi në banesa dhe frika nga koronavirusi, ka ulur numrin e krimeve në vend. Në komunikatat e policisë nuk gjen më  denoncime për vjedhje banesash, raste plagosjesh, raste dhune, apo vrasje. Gjithashtu është ulur ndjeshëm numri i aksidenteve. Gazeta Mapo mëson se ka 93% më pak aksidente se e njëjta periudhe e një viti më parë.


Sipas Policisë së Tiranës, në dy javët e fundit janë marrë vetëm 11 denoncime vjedhjesh, nga rreth 326 të së njëjtës periudhë të një viti më parë.



Në Tiranë nuk ka rezultuar asnjë plagosje apo vrasje gjatë kësaj periudhe. E vetmja ngjarje e rëndë ka qënë në Krujë, ku xhaxhai vrau nipin, pas një konflikti pronësie. Në Fushë-Krujë ndodhi edhe aksidenti me 4 të vdekur, ku të rinjtë kishin dalë me makinë, duke shkelur orarin e lejuar.


Ndërkohë disa raste dhune në familje janë shënuar në Elbasan, Krujë, Durrës, Lezhë dhe Kukës, por sipas policisë shumica e denoncimeve janë tërhequr.

Policia kriminale për shkak se nuk ka më krime, është angazhuar me situatën e koronavirusit, ku shpesh bëhet pjesë e patrullave që merren me kontrollin e territorit, për ata që shkelin masat për koronavirusit.

Ndërkohë për situatën e koronavirusit, Policia e Shtetit ka angazhuar thuajse të gjitha strukturat e saj. Forcat e Rendit, “Shqiponjat”, Policia Rrugore, është e angazhuar me respektimin e masave dhe gjobitjen e atyre që dalin në rrugë me makinë, ose nga banesa, jashtë orarit të përcaktuar. Janë më shumë se 4 mijë forca policie të anagazhuara për respektimin e masave.

I vetmi operacion që ka zhvilluar Policia Kriminale, me RENEA dhe FLO, ka qënë arestimi i dy vëllezërev Çala, të akuzuar për grabitjen brenda Rinasit.


Etiketa: , ,

Pas