Aktualitet

Koronavirusi e lë me pasoja, Boris Johnson: Kam probleme me shikimin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:10 - 27/05/20 |
mapo.al

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili fitoi betejën me COVID-19, pavarësisht se iu desh të qëndronte disa ditë në spital, ka shfaqur probleme me sytë.


Në konferencën e djeshme, Johnson është shfaqur me syze, ndërsa theksoi se kishte probleme me shikimin.


“Më duhet të mbaj syze. Mendoj se problemi me shikimin mund të jetë për shkak të koronavirusi”, tha ai.


Problemet me shikimin janë renditur si simptoma të Covid-19 nga Organizata Botërore e Shëndetit.


Edhe në Angli, insitucionet shëndetësore përmendin vetëm simptomat si ethet, kolla e thatë dhe humbja e shijes.

Johsnon u infektua me Covid-19 dia javë më parë dhe për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij, u dërgua në spital. Megjithatë ai u shërua plotësisht dhe vijon qeverisjen e Britanisë së Madhe.


Etiketa: , ,

Pas