Aktualitet

Koronavirusi/ E martë e zezë spanjolle, edhe Gjermania e Britania me shifra të larta





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:45 - 31/03/20 |
mapo.al

Për të dytën herë brenda tre ditëve të fundit, Spanja thyen një tjetër rekord ditor viktimash dhe infektimesh nga koronavirusi. 849 të vdekur në 24 orët e fundit është rekordi më i ri, që le pas atë të së dielës. Po ashtu brenda një dite rezultuan pozitivë mbi 9 mijë persona, një rekord absolut që nuk është arritur nga asnjë vend tjetër. Në total Spanja, numëron 8200 të vdekur dhe mbi 94 mijë të infektuar.


Spanja pritet të dalë shumë shpejt në krye për nga ritmet e përhapjes së koronavirusit në gjithë Europën. Ndërsa Italia që është e para në kontinent për shifrat e koronavirusit, këtë të martë shënoi 837 viktima dhe mbi 2100 të infektuar në këtë 24-orësh. Aktualisht numërohen 12 428 të vdekur dhe afro 106 mijë të infektuar. Megjithatë ritmet e infektimeve janë përgjysmuar, një sinjal pozitiv për luftën kundër koronavirusit.


Shifër të lartë ditore shënoi edhe Britania e Madhe, 381 të vdekur në 24 orë, 1789 në total. Mbi 25 mijë janë të infektuarit, 3 mijë prej të cilëve u shtuan në listë këtë 24 orësh.


Këtë të martë edhe Gjermania njoftoi shifrën më të lartë të të infektuarve të ditës mbi 4600, duke e çuar totalin në afro 62 mijë. Aktualisht numërohen 583 të vdekur. Vdekshmëria ndodhet aktualisht në nivelin 1%, më e ulëta në gjithë botën dhe kjo sipas disa ekspertëve ndodh për shkak të analizave masive për të gjitha rastet e dyshuara.


Autoritetet në Nju Jork vendosën të shndërrojnë stadiumin e madh të tenisit “Billie Jean” në një qendër të madhe me të paktën 350 shtretër, për kurimin e pacientëve me koronavirus. Nju Jorku ka gjysmën e të prekurve të të gjithë Shteteve të Bashkuara ku numërohen mbi 164 mijë të infektuar e më shumë se 3100 viktima.

Në të gjithë botën numërohen mbi 41 500 të vdekur dhe më shumë se  850 mijë të infektuar.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas