Aktualitet

Koronavirusi edhe në Shqipëri? Rama: Mos besoni mendjet e shthurura





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:09 - 23/02/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aludimeve për prezencën e personave të infektuar me koronavirus edhe në Shqipëri. Në faqen e tij të Facebook, Rama ka transmetuar qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë mbi koronavirusin dhe masat që ka marrë vendi ynë.


Për kryeministrin Rama, vendi ynë nuk ka asnjë person të prekur me këtë virus, por ai shton se si për gjithë botën edhe për Shqipërinë është një kërcënim potencial.



“Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim


Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim.

Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”, shprehet Rama.


Etiketa: ,

Pas