Kryesore

Koronavirusi/ Fundjava e fundit në izolim, çfarë ndryshon javës tjetër





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:56 - 09/05/20 |
mapo.al

Duket se kjo e shtunë e të diel do të jetë e fundit me kufizime për fëmijët dhe adoleshentët mbyllur në shtëpi, nëse shifrat e infektimeve në vend prej koronavirusit do të mbeten në këto nivele që janë.


Qeveria ka vendosur që edhe këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 10.00 vetëm pensionistët dhe nga ora 11.00 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.


Por, sipas kreut të qeverisë, nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç.


Për javën në vazhdim do të ketë një program tjetër:


Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara.

E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00.

Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.


Etiketa: , , ,

Pas