Aktualitet

Koronavirusi/ Greqia nis marrjen e masave ekstreme, mbyll restorantet








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:39 - 31/10/20 |
mapo.al

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar masat e reja kundër pandemisë në vend, ku përfshihet mbyllja e restoranteve.


Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë ka bërë të ditur se masat do të hyjnë në fuqi të martën në mëngjes dhe do të jenë të vlefshme për një muaj, gjatë gjithë nëntori.


Kufizimet e reja përfshijnë, ndër të tjera, mbylljen e restoranteve në Atikë, si dhe në të gjitha zonat “portokalli”.



Masat e reja u konsideruan të nevojshme pas shpërthimit të rasteve të infektimeve, të cilat arritën dje në 1,690.


Më herët autoritetet greke kanë shtrënguar masat në zonat ku numri i të infektuarve është më i lartë.



Etiketa: ,

Pas