Aktualitet

Koronavirusi – Greqia shtyn afatin për hapjen e Kapshticës deri më 26 prill














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:50 - 19/04/21 |
mapo.al

Greqia ka shtyrë sërish afatin për hapjen e pikës kufitare të Kapshticës





Mësohet se autoritetet greke kanë njoftuar palën shqiptare se në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, afati për bllokimin e Kapshticës shtyhet deri më 26 prill.


Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi kufitar, vijon të jetë e mbyllur.





Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë qytetarët dhe kategoritë e mjeteve.



1



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas