Aktualitet

Koronavirusi/ I infektuar edhe zyrtari i lartë në Policinë e Tiranës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:52 - 09/04/20 |
mapo.al

Mes 6 rasteve të konfirmuara me koronavirus në Tiranë, është edhe një zyrtar i lartë i Policisë. Gazeta Mapo mëson se është infektuar shefi i Dhomave të Shoqërimit në Policinë e Tiranës. Testi ka dalë pozitiv për të, pasi kishte shfaqur disa simptoma.


Dyshohet se ai ka infektuar edhe 4 vartësit e tij, të cilët sot do ti nënshtrohet testit për COVID-19. Gjithashtu familjarët e tij dhe kontaktet që ka patur, do ti nënshtrohen testimit. Kjo mund të jetë një vatë e re infeksioni në kryeqytet.


Janë edhe dy policë të tjerë që janë konfirmuar me koronavirus në Tiranë, të 3 në 48 orët e fundit.


Në kryeqytet deri tani regjistrohen 196 të infektuar me koronavirus.


 

Lexo edhe:

COVID-19/ Të infektuarit e rinj vetëm në Tiranë e Elbasan, 53 % e të prekurve janë meshkuj

Koronavirusi/ 9 raste të reja, shkon në 409 numri i të prekurve në Shqipëri


Etiketa: , ,

Pas