Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.


Ditë zie ka qënë kjo e sotmja,jo vetëm për familjarët e Ariolën që e përcollën për në banesën e fundit por edhe për të gjithë miqtë e ata që e njihnin dhe e donin.





27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese priste të martohej së shpejti por virusi vdekjeprurës e ndau nga i fejuari dhe familja e saj në lulen e rinisë.

Lexo edhe :  MSH: 67 raste të reja me koronavirus, 2 pacientë ndërruan jetë