Kryesore

Koronavirusi i merr jetën drejtorit të spitalit të Përmetit, Rustem Keko














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:08 - 11/02/21 |
mapo.al

Drejtori i spitalit të Përmetit, mjeku pneumolog Rustem Keko, ka humbur betejën me koronavirusin mesditën e kësaj të enjte. 





Mësohet se Keko kishte 4 ditë i shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk mundi ta mposhte virusin vdekjeprurës, duke mbyllur sytë ditën e sotme.


Për ndarjen nga jeta të mjekut, reagoi edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila vlerëson kontributin prej 50 vitesh të mjekut në spitalin e Përmetit.




Postimi i Manastirliut
Dr. Rustem Keko i dedikoi jetën spitalit të #Përmetit, ku shërbeu për 50 vite, deri pak ditë më parë kur u shtrua në spitalin infektiv si pasojë e #COVID19.
Virusi i pabesë nuk e kurseu mjekun pneumolog, megjithë kujdesin e stafit mjekësor të spitalit #COVID1, duke lënë një dhimbje të madhe për familjen e dr. Rustemit dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për spitalin e Përmetit e për përmetarët, të cilëve u shërbeu me përkushtim.
U prehsh në paqe dr. Rustemi🙏🏼

Lexo edhe :  Koronavirusi- Raportohen 3 milion të vdekur në shkallë botërore


1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas