Aktualitet

Koronavirusi i merr jetën mësuesit të gjimnazit “Qemal Stafa”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:30 - 05/03/21 |
mapo.al

Koronavirusi i ka marrë jetën mësuesit të shkollës “Qemal Stafa” në Tiranë, Shpëtim Kraja. Lajmi është bërë me dije nga faqja zyrtare e shkollës.





Stafi i ka dedikuar disa fjalë prekëse Krajës duke e cilësuar një mësues të nderuar që nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja për breza të tërë.


“Të prisnim mes nesh i nderuari profesor Shpëtim Kraja! Të dashur kolegë, nxënës, prindër e miq të faqes sot gjimnazi “Qemal Stafa” rënkon, është në zi për ndarjen e parakohëshme nga jeta të kolegut tonë të mrekullueshëm, të cilin COVID nuk e kurseu!




Një mësues i nderuar, i respektuar, i papërtuar i cili nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja, breza e breza të tërë do të kujtojnë me mall mundin, djersën, sakrificat, këshillat dhe dëshirën e pasionin për matematikën!


Sot e nesër në faqen e shkollës sonë do të paraqesim momente nga jeta e tij, impresione nga kolegë, nxënës e prindër si një mënyrë për të kujtuar në çdo moment se sa i rrallë e i veçantë ishte sistemi i tij vleror!


U prehsh në paqe, kolegu ynë i dashur! Qemal Stafa sot lëngon, loton për humbjen e një kolegu, miku, shoku, bashkëpunëtori të shkëlqyer!”, thuhet në njoftim.

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas