Aktualitet

Koronavirusi i merr jetën pedagogut të Akademisë së FA-së














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:43 - 25/01/21 |
mapo.al

Kolonel Agim Sulaj, pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura ka humbur sot betejën me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.





Për ndarjen nga jeta të kolonelit ka reaguar edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Në një postim në Facebook ajo shkruan se Sulaj ishte një prej pedagogëve më të vjetër dhe më të vlerësuar të Akademisë së Forcave të Armatosura.


“Trishtim e dhimbje pas lajmit për largimin nga jeta të profesor Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vjetër dhe më të vlerësuar të Akademisë së Forcave të Armatosura. Pata nderin të punoj me të, për një prej projekteve që ai kishte aq shumë përzemër: akreditimin e AFA si i vetmi institucion i arsimit të lartë për mbrojtjen dhe sigurinë në vend.Mirënjohje e nderim për pedagogun, që me shumë përkushtim kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe punoi më shumë profesionalizëm, për atë që Akademia e Forcave të Armatosura është sot.Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e kolegëve!”, shkruan Xhaçka.

Lexo edhe :  Kosovë - 17 viktima nga koronavirusi, ulje të infektimeve ditore



1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas