Aktualitet

Koronavirusi i merr jetën të afërmit të nënkryetarit të PD, reagon ministria





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:44 - 20/06/20 |
mapo.al

Viktima e 44 nga Covid-19 në Shqipëri është një 68-vjeçar nga Gjirokastra, i cili u infektua teksa ishte shtruar në QSUT për një tjetër sëmundje.


68-vjeçari humbi jetën sot, në afërsi në Lushnjes, teksa po transportohej për në banesë me autoambulancë.


Viktima rezulton të jetë edhe i afërm i nënkryetarit të PD, Edmond Spaho. Lajmin e bën të ditur vetë Spaho përmes një mesazhi në Facebook.


“Homazh për shokun, vëllain, mikun dhe djalin e tezes ing. Luan Qemo të cilit Covid 19 sapo i mori jetën. Kemi ecur sëbashku që fëmijë fare të vegjël e deri më sot. Do më mungosh shumë…”, shkruan Spaho në mesazhin e tij.


Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, mohon se viktima ka ndërruar jetë nga koronavirusi, duke u shprehur se 68-vjeçari ka ndërruar jetë nga ciroza hepatike.

Njoftimi i MSH: 

Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë.

Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

 


Etiketa: , ,

Pas