Aktualitet

Koronavirusi i mori jetën – 26 vjeçarja nga Mati, me sëmundje bashkëshoqëruese









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:39 - 24/01/21 |
mapo.al

Sot u shënuan 5 humbje jete dhe 833 raste të reja me koronavirus. Mes 5 viktimave është një vajzë 26 vjeç.



Mësohet se vajza që humbi luftën me koronavirusin është nga Mati dhe kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.


Prej disa ditësh ajo ishte e shtruar në spitalin COVID-2, i njohur si Sanatoriumi, ndërsa sot ndërroi jetë.




Katër pacientët e tjerë që ndërruan jetë sot janë; 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça dhe 1 qytetar nga Kruja.



Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.


Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,890 që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri.

LEXO EDHE: 

Koronavirusi në Shqipëri – 5 viktima në 24 orë, mes tyre një 26-vjeçare

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas