Aktualitet

Koronavirusi i mori jetën në kulmin e karrierës – Miqtë prekin me dedikimet për mjekun Bledi Nini









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:38 - 25/11/20 |
mapo.al

Mes luftës për jetë me armikun e padukshëm Covid-19, vdiq mjeku i QSUT, Bledi Dini. Një oksimoron habitës, një ndodhi vajtuese në mes të një ahengu në ambientet e spitalit ku doktori shërbeu me aq përkushtim e gadishmëri për vite me rradhë, pa u ankuar kurrë, pa ndjerë lodhje e pa thënë një herë fjalën e keqe.



Bledi Nini ishte mjek ORL, baba, bashkëshort, ishte qytetar i Shqipërisë. Vetëm 48 vjeç Bledit iu desh të përballej me virusin që nuk i kurseu jetën shërbestarit në rradhën e parë të ushtrisë anti-covid. Gjendja e tij sa vinte e përkeqsohej, e mjekut të ndjerë i ishte dashur të udhëtonte jashtë, me shpresën se kolegët fqinj të Italisë, do t’i shpëtonin jetën e që fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.


Shumë u trishtuan për doktorin fatkeq, kolegë, miq e shokë reaguan menjëherë ku në reshta ngushëllimi për familjen, ulërisnin dhimbje.




Kolegu i tij Renato Osmënaj ishte ndër të parët që  zemërthyer shprehu ngushëllimet. Ai kujtonte, tashmë me dhimbje, kohërat e fëmijërisë të kaluara me mikun e tij.



“Ike ti vëlla i mirë! Më çave zemrën dhe shpirtin. Mburesha me ty se të doja shumë. Mu kujtua nëna ime për filxhanin e kafesë që theve te shpia ime kur ishim të vegjël. Dhe në këtë ditë të zezë për ne, k**  bëjnë aheng. Mirëutakofshim shpirti i vëllait”, ka shkruar Osmënaj në Facebookun e tij.


Një tjetër aktivist e njëherazi mik i Ninit, pedagogu Erion Kristo ka shprehur sërish ngushëllimet e thotë se do t’i mungojë familjes e miqve.

“O vëlla, po pse ike? Na thave krahët! Ne prisnim fitoren tënde, po kjo gjëja e zezë të mori. Do na mungojë humori dhe e qeshura jote. Do i mungosh familjes, gruas dhe fëmijëve, prindërve të mrekullueshëm dhe motrës. Do i mungosh kolegëve dhe pacientëve. Do na mungojnë këshillat e tua. Mjekët e shkëlqyer që na rekomandoje. Po sa lojëra kemi bërë bashkë o vlla. Po sa herë i kthyem përmbys shtëpitë tona. Po të deshëm o vlla. Po ky virusi i poshtër na tmerroi. Është si bandë mongolësh në një fshat të pambrojtur o vëlla. Ka njerëz që nuk besojnë. As unë nuk besoja që do ikje. Lusnim Zotin përditë për ty, po nuk na dëgjoi. Të donte për vete. Doktor Bledi Nini ka ndërruar jetë. Nuk e besojmë dot. Ishe në lule të jetës vëlla. Fjalët nuk më vijnë më.

Për ikjen e mjekut kanë ndarë zbraztinë e lënë në zemër edhe gazetarët që e kanë njohur nga afër Bledi Ninin. Edmond Harizaj është njëri prej tyre, i cili nuk mundi ta mbante ziun për vete duke shkruar publikisht reshta për mjekun tashmë të kthyer në engjëll.

“Ike dhe ti Bled… Nuk do me presesh me me ate buzeqeshjen karakteristike: He Mond, prape? Ti e di, ai veshi im kronik. Ndoshta spitali francez nuk ka per te qene me as i njejti ne syte e mi, kur te mos e lexoj me emrin Bledi Nini tek dera jote. Ishte kaq trishtues lajmi sot kur ma dha Manjola. Dhe nuk e besoja, sa me shume lexoja. Nuk mundesha. E nuk kam turp Bled ta them se per here te pare pas 21 vjetesh, kam nxjerre lot ne publik. Per nje njeri te mire. Per nje vlonjat te mire. Per nje mjek te talentuar dhe te ri, qe e shkeputi dhunshem nga jeta e familja kjo flame e pabese. E di, nuk ke si pushon ne paqe, kur kishe plane, enderra, nje jete te gjithe per te jetuar. Por cfare mund te besh?! Kjo murtaje moderne nuk perzgjedh. Nuk ka frike as nga mjeket. Ndoshta nuk do shkruajne per ty vlla se ishe simbol i Tiranes, por ama me qindra e mijera kane kujtime prej duarve te tua. Edhe une mes tyre, shoh perdite prej kaq vitesh punen estetike tenden ne nje fytyre familjare. Prandaj do jete veshtire te harrohesh…Tani e kam kaq te pamundur te shkruaj lamtumire…por Lamtumire Bled!”

Koronavirusi ka shënuar jo pak viktima ndër radhët e bluzave të bardha. Deri më sot numërohen mbi 700 shqiptarë dëshmorë të Covid-19.

1


Etiketa: , , , ,

Pas