I prekur nga koronavirusi artisti i mirënjohur, Arben Bajo ka ndërruar jetë paraditen e sotme në spital. 53-vjeçari, në profesion ishte skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve. Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.
Të shumta kanë qënë mezashet për ndarjen nga jeta të artisti në rrjet nga kolegë artistë, politikanë dhe zëra me peshë në jetën publike shqiptare.
Piktori i njohur Ardjan Isufi, koleg me Bajon në Universitetin e Arteve ka ndarë keto rreshta në Facebook.
LAMTUMIRË MIK
Fakulteti i Arteve të Bukura nderon kolegun dhe pedagogun ne këtë humbje të thellë për Universitetin e Arteve dhe mbarë kulturën shqiptare!
Në një Intervistë për News 24 analisti i njohur Agron Gjekmarkaj do shprehet kështu për punën e skulptorit Arben Bajo.
“Arben Balo ka bërë skluptura me rëndësi të madhe për ne shqiptarët. Ai ka bërë skulptura mitologjike. Skulpturat e tij vizitohen nga shumë persona. Balo është një artist kozmopolit dhe kishte kulmin e përsosjes dhe përsosmërinë. Ai la veprën e madhe publike. Do të mbetet në memorien e të gjithëve. Veprat e Bakos janë vepra publike”, tha Gjekmarkaj
Në një status në Facebook artisti, Petrit Malaj ndau më ndjekësit mesazhin e tij për ikjen e shpejtë të kolegut.
Vepra e tij krijuese do te flase perjetesisht. Ai talentin e ka percjelle tek studentet dhe e ndeshim ne verpat e tij kudo neper Shqiperi. Beni ishte nje djale i shkelqyer dhe profesionist i rrallë, ndaj ndihem krenar qe pata nje koleg, nje mik dhe bashkepunetor te tille në Universitetin e Arteve, shkruan Malaj ndër të tjera.
Shkrimtari, Virion Graci një nga miqtë e skulptorit të njohur Arben Bajo ka shkruar një status në Facebook për veprën e skulptorit Bajo.
“Me energji, frymezim e perqendrim vetmohues beri me qindra punime, hapi disa ekspozita, solli ne jete dhjetera Ide te Larta Estetike, me qindra Misherime e Perfytyrime te arrira te Se Bukures, te Se mires; perjtesoi Njeriut ne pergjithesi e kujtimin e shquar te Njerezve te Pervetshem, ne veçanti“, shkruan Graci në statusin e tij.
Kanë qënë dhe politikanë të rëndësishëm në vend që kanë ndarë mesazhet e tyre në rrjetet sociale.
Sali Berisha ndër të tjera do shkruante këto fjalë për veprën e Arben Bajo-s.
“Miq, Arben Bajo ishte pedagog i Universitetit te Arteve dhe njeri prej skulptoreve me te talentuar te gjenerates se tij. Veprat e tij te ekspozuara brenda dhe jashte vendi u çmuan dhe u vleresuan me interesin e merituar“, shkruan Berisha në statusin e tij.
Kryeministri Edi Rama në statusin e tij në Facebook ka ndarë këto fjalë për veprën e skultorit të njohur.
“Beni ishte ende shumë i ri dhe arti i tij ishte ende në zhvillimin e vrullshëm drejt njehsimit me vetë artistin, çka vetvetishëm reflektonte akoma influencën e disa mjeshtrave të mëdhenj, në ndërkohën që shembëlltyrat e bronxta po merrnin dora-dorës hijen e pangatërrueshme të individualitetit të skulptorit të talentuar“, shruan Kryeministri Rama.