Aktualitet

Koronavirusi/ Ish-deputeti nxjerr pamjet: Mjekët transportojnë pacientin në “Infektiv” pa masat mbrojtëse





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:11 - 12/03/20 |
mapo.al

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia ka publikuar një video se si një person i dyshuar me koronavirus transportohet për në spitalin Infektiv pa veshjen speciale mbrojtëse, duke e cilësuar si një papërgjegjshmëri kriminale.


‘PAPERGJEGJSHMERI KRIMINALE


Fatkeqësisht ky është REALITETI edhe tek INFEKTIVI, qendra kyçe e trajtimit mjekesor për të infektuarit me coronavirus. Stafi i autoambulancave po transporton një pacient të prekur nga COVID-19 pa veshjet mbrojtëse. Siç u denoncua një ditë me parë nga mjeku i urgjences, Ilir Allkja, ende mungojnë ose janë të pamjaftueshme mjetet mbrojtese për ta! Kur do ta kuptoje Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu qe pajisjet mbrojtese nuk mbrojne vetem stafet mjekesore, por pengojne edhe perhapjen e virusit tek qytetaret e tjere?!


Kjo është papergjegjshmëri kriminale!!!!



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas