Aktualitet

Koronavirusi/ Italia mbyll kufijtë me Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:40 - 16/07/20 |
mapo.al

Italia njoftoi të enjten se ka mbyllur kufijtë për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.


Përmes një postimi në Twitter, ministri i Shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza, tha se “Serbia, Mali i Zi dhe Kosova janë futur në listën e vendeve në rrezik”.


“Atyre që kanë qenë atje në 14 ditët e kaluara, u ndalohet hyrja dhe kalimi tranzit në Itali”.


“Në botë, epidemia është në fazën më të vështirë. Kujdesi maksimal është i nevojshëm për të ruajtur përparimin e bërë deri më tani”, shkroi ministri Speranza në Twitter.


Në kulmin e pandemisë së koronavirusit në mars dhe prill, Italia ka qenë epiqendër e infeksionit. Mbi 243,000 njerëz janë infektuar atje, ndërsa afro 35,000 kanë vdekur.

Numri i të infektuarve ka qenë në rënie në javët e fundit dhe ekonomia italiane është në rihapje e sipër. Këtë javë, edhe Austria ka ndaluar fluturimet për dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.

Vendet e këtij rajoni kanë parë rritje të madhe të numrit të rasteve me koronavirus, në javët e fundit.

Aktualisht, në Kosovë janë të konfirmuara 5,237 raste pozitive. Prej tyre, 112 pacientë kanë vdekur dhe 2,462 janë shëruar.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia është më e goditura, me gati 20,000 raste pozitive dhe 429 viktima./ REL


Etiketa: , , , , ,

Pas