Ndryshe nga Spanja, Italia duket se po e menaxhon më mirë situatën nga koronavirusi, pas heqjes së masave kufizuese. Gjatë 24 orëve të fundit në Itali, janë regjistruar 11 viktima nga koronavirusi, (dje ishin 5 viktima), për një total prej 35.123 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 181 raste të reja pozitive, (dje ishin 170 raste) për një total prej 246.488 personash.
Në Itali sot pati edhe 163 të shëruar për një total prej 198.756 ish-pacientë.
Në Rajonin e Lombardisë sot, pas 4 ditëve të kaluara me 0 vdekje, u regjistrua 1 viktimë nga koronavirusi për një total prej 16 802 vdekje, si edhe 53 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 96 008 numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në Itali.
Ndërkohë vendi i dytë i goditur në Europë, Spanja, ka rritje të rasteve të reja dhe vdekjeve.