Aktualitet

Koronavirusi – Italia shpik vaksinën ‘ReiThera’: Ka efekt 92.5%









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:11 - 05/01/21 |
mapo.al

Shkencëtarët italianë kanë shpikur një tjetër vaksinë kundër koronavirusit, e cila ka një efektshmëri prej 92.5 për qind.



Siç raportojnë mediat italiane, vaksina bëhet vetëm një dozë dhe nga testimet e deritanishme ka krijuar anti-trupa tek 92.5 për qind e personave që e kanë bërë me qëllime studimore.


Vaksina quhet “ReiThera” dhe deri më tani është testuar tek 100 persona. Sipas drejtorit i spitalit Spallanzani, stafi i të cilit zbuloi vaksinën, konfirmoi se ajo prodhon anti-trupa që në 28 ditët e para të injektimit.




Deri më tani, vaksina është shpikur nga “Bion/Tech”, e cila lidhi një kontratë bashkëpunimi me kompaninë “Pfizer”, “Astra Zenecca”, “Moderna” si edhe nga një kompani ruse dhe një kineze.



Italia bëhet shteti i radhës që shpik vaksinën duke rritur kështu shanset që pandemia të marrë fund sa më parë.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Kosovë - Katër viktima dhe 453 raste të reja në 24 orë

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas