Aktualitet

Bota në alarm/ Koronavirusi kalon SARS-in, shkon në 813 numri i viktimave








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:45 - 09/02/20 |
mapo.al

Vijon të rritet frikshëm numri i personave të vdekur nga koronavirusi, që ka prekur rëndë Kinën dhe po shënon raste thuajse në të gjithë botën.


Nga të dhënat më të fundit, “CNN” raporton se numri i viktimave ka shkuar në 813, duke kaluar tashmë edhe virusin SARS, i cili shpërtheu po në Kinë dhe u përhap në gjithë botën, në vitin 2003, duke vrarë tragjikisht 774 njerëz.


Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa janë regjistruar viktima edhe në SHBA, Itali, e shumë vende të tjera të botës, ndërsa numri i të infektuarve shkon në dhjetëra mijëra.


Kujtojmë që Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur koronavirusin si një emergjencë globale, ndërsa për t’u mbrojtur nga rreziku i këtij virusi të frikshëm edhe Shqipëria ka marrë një sërë masash në të gjitha pikat kufitare.



Etiketa: , , ,

Pas